Qendrat e gazit

NJË RRJET QENDRASH GAZI AFËR KLIENTËVE

Qendra gazi afër jush - Mundësia e furnizimit me anë të transportit ose tʹi merrni produktet vetë - “përputhje e përsosur” – pajisjet – opsionet e porositjeve – Aspektet e sigurisë

QENDRA GAZI AFËR JUSH

Me aplikacionin e mëposhtëm mund të gjeni shpejt qendrën më të afërt të gazit. Messer ofron shumë qendra gazi për furnizimin e bombulave të gazit dhe sigurisht që ka një në zonën tuaj.

OPSIONET E FURNIZIMIT

Për klientin që udhëton, mundësia të marrë bombulat vet ndonjëherë është një alternativë e mirë. Shikoni orët e hapjes në aplikacionin më poshtë dhe kontrolloni nëse qendra e zgjedhur e gazit ka një stok të produktit. Në shumicën e rasteve, qendra e gazit gjithashtu siguron një mundësi të furnizimit dhe madje edhe një mundësi të furnizimit të "shpejtë" në rast të një kërkese të paplanifikuar dhe urgjente. Kontaktoni qendrën e gazit ose përdorni një nga opsionet e mëposhtme të porosisë.

PAJISJE PËR PËRPUTHJE TË PËRSOSUR

Shumë nga qendrat e gazit gjithashtu ofrojnë një gamë të pajisjeve që lidhen me gazet dhe pajisjeve të tjera. Kërkoni këshilla për pajisjen e duhur për të plotësuar bombulat e gazit në mënyrë që ato të përputhen në mënyrë të përsosur dhe t'ju lejojnë një furnizim të sigurt në presionin dhe sasitë e duhura

OPSIONET E POROSITJEVE

Përpos porositjes nëpërmjet mënyrave tradicionale si telefonata, e-mail ose mesazhet, Messer gjithashtu ofron porositjen online në portalin tonë ose nëpërmjet aplikacionit tonë në celular. Ju mund ta mbushni me lehtësi shportën duke filluar nga produktet e blera më parë dhe të jeni të sigurt që nuk do ketë ngatërresa në produktin e saktë (a ishte ajo bombul oksigjeni prej 50 litrash ose bombul oksigjeni prej 20 litrash). Me porosinë online ju merrni menjëherë një konfirmim të porosisë në mënyrë që sistemi t'ju ndihmojë të bëni administrimin tuaj më të lehtë.

TRAJTIMI I SIGURT

Kontaktoni qendrën tuaj të gazit për këshilla se sa bombula mund të transportoni, cilat masa paraprake të merrni për cilat gazet gjatë transportit, si mund të trajtoni bombulat në mënyrë të sigurt dhe cilat janë rregullat ligjore në lidhje me transportin. Ju gjithashtu mund të shkarkoni fletëpalosjen përkatëse që ta lexoni me kujdes.

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

There has been an error processing your registration. Please double-check the information entered.
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.

Messer në Shqipëri

MESSER NË SHQIPËRI

Vendndodhja - Historiku - Gama e produkteve & Shërbimet - Pjesë e Grupit Messer

Siguria e produktit

Siguria e produktit

Fletët e të dhënave teknike - Fletët e të dhënave për sigurinë e materialit të produktit – Dokumentim rreth trajtimit të sigurt të gazeve