Trajtimi i Sigurt i Gazeve

TRAJTIMI I SIGURT I GAZEVE

Trajtimi i gazeve dhe udhëzimet e sigurisë

Siguria Vjen e Para

Siguria vjen gjithmonë e para në çdo aktivitet. Prandaj, duhet të respektohen një numër rregullash dhe rregulloresh kur trajtohen gaze nën presion dhe enët e tyre. Trajtimi përfshin të gjitha aktivitetet me gaze në enë të transportueshme të kompresuara të gazeve, në veçanti transportin e brendshëm, ruajtjen, shpërndarjen, zbrazjen dhe përdorimin aktual të gazeve, si dhe mirëmbajtjen dhe riparimin.

Enët e nën presion për transportin e gazeve dhe sistemet e furnizimit me gaz i nënshtrohen Direktivës së Pajisjeve nën Presion (97/23/EC). Kjo rregullore ka qenë e detyrueshme në të gjithë BE-në që nga data 30 maj 2002. Është e detyrueshme të zbatohen udhëzimet e sigurisë në intervale të rregullt.


Dhjetë rregulla për trajtimin e enëve nën presion të gazeve

1.    Kryeni vlerësimin e rrezikut dhe përgatitni një udhëzim operativ
2.    Punonjëseve duhet t'u jepen udhëzime para se të trajtojnë enën me presion
3.    Mos i hidhni enët nën presion dhe merrni gjithmonë masa që ato të mos rrëzohen
4.    Transportojini ato vetëm me mbrojtje të ventilave të aprovuar për këtë qëllim, dhe pasi keni marrë masat që ato nuk do rrëshkasin ose rrotullohen
5.    Mbroni enët nën presion kundër ngrohjes së rrezikshme (<50 ° C), shmangni ngrohjen e përpiktë nga burime të mundshme zjarri, psh. qirinji, çakmak, etj, ose radiator
6.    Mos i rimbushni enët nën presion me gaze të tjera përvec gazit që tregohet mbi enë, parandaloni rrjedhën e prapme

7.    Nuk duhet të hiqet ose dëmtohet etiketimi
8.    Ventilat e bombulave dhe rregullatorët e presionit nuk duhet të kontaminohen me vajra dhe yndyrna, përdorni sistemet e furnizimit me gaz vetëm manualisht, kur nuk janë në përdorim mbyllni ventilin e bombulës
9.    Tërhiqeni gazin nga bombula vetëm me rregullatorin e duhur të presionit, përpara se të beni lidhjen kontrolloni vulën
10.  Mos përdorni enë nën presion që janë të dëmtuara, por vendosi mbi ato një shënim dhe njoftoni furnizuesin

Trajnime Individuale për Sigurinë

Messer ofron trajnime individuale në ambientin tuaj për të edukuar punonjësit tuaj në temat e mëposhtme:

Trajtimi i sigurt i bombulave të gazit
Identifikimi i gazeve, magazinimi, transporti i brendshëm
Shkaqet e mundshme të aksidenteve dhe parandalimi i tyre
Vetitë e Gazeve
Trajtimi i duhur i rregullatorëve të presionit dhe sistemeve të furnizimit me gaz

Qëllimi i këtyre trajnimeve është të përcjellim tek përdoruesit e produkteve tona informacionet më të rëndësishme për trajtimin e sigurt të gazeve bazuar në përvojën praktike.

Gaze speciale

GAZE SPECIALE

A keni standarde të larta? Edhe ne kemi. Gaze speciale nga Messer

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

There has been an error processing your registration. Please double-check the information entered.
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.

Download Files Portlet

You need to log in to access Download Files Portlet.