Aplikime me Gaz Aplikime Analitike

APLIKIME ANALITIKE

Procesi dhe gazet për kalibrim për aplikime analitike

Aplikime Analitike

Fusha e aplikimit analitik është jashtëzakonisht e shumëllojshme. Kudo që ato përdoren, qoftë për të monitoruar cilësinë e produkteve ushqimore, qoftë për motorët testues në industrinë e automobilave, proceset e kontrollit në industritë kimike ose farmaceutike, ose në mjekësi, metalurgji ose monitorimin e mjedisit: metodat analitike sigurojnë kontrollin e procesit, sigurimin e cilësisë dhe madje edhe përputhjen me rregulloret ligjore kudo.

Metodat e përdorura janë po aq të shumëllojshme sa fushat e tyre të aplikimit. Kromatografia ose monitorimi me gaz përdoret në ditët e sotme në kontrollin e mjedisit ose të proceseve; produktet ushqimore dhe uji i pijshëm kontrollohen nga ICP; dhe lidhjet e metaleve analizohen duke përdorur spektrometrinë e erozionit të shkëndijave. Shumë nga këto metoda kërkojnë gaze me pastërti të lartë ose përzierje gazesh, si dhe gaze referimi me saktësi të lartë për qëllime kalibrimi.

Kufijtë e zbulimit, saktësia analitike që mund të arrihet dhe besueshmëria e rezultateve shpesh varen nga cilësia e gazeve që përdoren. Messer ofron një gamë të gjerë gazesh me pastërti të lartë, përzierje standarde dhe përzierje të gazeve të bëra me porosi që plotësojnë të gjitha kriteret e kërkuara të performancës.

 

Kromatografia me gazi përdoret gjerësisht për të analizuar përzierjet e substancave të gazta ose substancave lëngshme të paqëndrueshme. Aplikohet një numër i madh i gazeve bazë, gazeve që përdoren gjatë punes (operues) dhe gazeve që përdoren për zbulim (detektor). Në varësi të llojit dhe ndjeshmërisë së detektorit të instaluar, papastërtitë e gazeve të përdorura luajnë një rol të rëndësishëm. Për të arritur një bazë optimale për analiza të besueshme, Messer ofron lloje të ndryshme të gazeve dhe përzierjeve, përkatësisht, me pastërtinë e duhur për secilin sistem zbulimi (detektor).

Në spektroskopinë atomike përdoret një shumëllojshmëri e gazeve dhe përzierjeve të ndryshme gazeve për të punuar me teknologjinë e veçantë të matjes. Në varësi të metodës analitike, Messer ofron gaze që përdoren gjatë punes (operues) si gaze të ndezshme, gaze bazë, plazma, gaze mbrojtës dhe gaze për mbushje në shkallë të ndryshme të pastërtisë.


Gaze për kalibrim

Përveç funksionimit të matjeve analitike, instrumentet gjithashtu duhet të kalibrohen për të përcaktuar përqendrimin e saktë të përbërësve të dëshiruar. Messer ofron gaze për kalibrim të cilat prodhohen sipas specifikimin të klientëve tanë. Ne mund të sigurojmë një çertifikatë të akreditimit sipas EN ISO/IEC 17025 dhe EN ISO 17034 për përzierje të ndryshme individuale të gazit.

 

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

Form

Basic form

contact information

Duhet të plotësohen të gjitha fushat me *

Z.
Duke klikuar pranoj politikën e Grupit Messer për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.

Gaze për kalibrim

Gas Chromatography

Asset Publisher

Gaze speciale

GAZE SPECIALE

A keni standarde të larta? Edhe ne kemi. Gaze speciale nga Messer

Download Files Portlet

Këtu mund të shkarkoni materialin

Ju lutemi zgjidhni broshurat që dëshironi të shkarkoni.

Download selection