Oksigjen

Oksigjen

Çfarë është oksigjeni– oksigjen në bombula – oksigjen lëng – prodhimi i oksigjenit në premisat e punës – teknologja e aplikimit me oksigjen – blini oksigjen

OKSIGJEN

FORMULA KIMIKE E OKSIGJENIT ËSHTË O2

Çfarë është oksigjeni? Oksigjeni është një atom, me simbolin O dhe numrim atomik 8 dhe masën atomike 15,999. Në natyrë molekula e oksigjenit ndërthuret në një binjak dhe ndodh si një element kimik O2. Ai u zbulua në shekullin e 18-të nga Joseph Priestly, Antoine Lavoisier dhe Carl Wilhelm Scheel. Oksigjeni është baza për jetën biologjike në tokë. Oksigjeni është një jometal me veti të larta oksidimi që formon me shpejtësi oksidet me elementë dhe përbërës të tjerë në një reagim ekzotermik. Ajri përbëhet nga 20.8% oksigjen, 78% azot dhe disa gaze të tjerë inertë (Argon, Helium, Neon dhe Xenon).

VETITË E OKSIGJENIT

Për më shumë informacion në lidhje me vetitë, si dhe një kalkulator të lehtë për të konvertuar ndërmjet njësive, Messer propozon aplikacionin e tij në Apple Store ose Android Play.

APLIKIMET

Ju nuk mund ta lexoni këtë tekst pa oksigjen. Sa herë që merrni frymë, trupi juaj merr oksigjen nga ajri dhe oksigjeni përdoret për proceset e djegies së brendshme. Ata sigurojnë që ju të mbani temperaturën e trupit tuaj dhe truri juaj të funksionojë.

Për një numër aplikimesh, azoti duhet të hiqet nga ajri për të rritur pastërtinë e ajrit në 99.5% më shumë.

Ka fusha të ndryshme të aplikimit:

Frymëmarrja: në sektorin mjekësor, pacientëve u jepet oksigjen shtesë dhe në aviacion, pasagjerëve u jepet edhe oksigjeni i nevojshëm shtesë. Ekziston një legjislacion specifik për aplikimet mjekësore.

Sektori ushqimor: në paketime speciale për të rritur jetëgjatësinë e produkteve.

Saldimi, përpunimi i metaleve dhe kimia: oksigjeni i pastër përdoret për të optimizuar proceset e djegjes dhe për të lëshuar më pak dioksid karboni. Oksigjeni prodhohet nga lëngëzimi i ajrit në temperatura shumë të ulëta duke prodhuar azot lëng, oksigjen lëng dhe gaze inerte. Më pas cilësia e oksigjenit të pastër testohet. Oksigjeni furnizohet në bombula ose mund të perdoret një rezervuar oksigjeni.

BOMBULA GAZI ME OKSIGJEN (BOMBULA OKSIGJENI)

Ka bombula gazi në madhësi të ndryshme dhe me presione të ndryshme. Në varësi të llojit të gazit në bombul, "qafa" e bombulës ka një ngjyrë të ndryshme, e cila është e standardizuar sipas standardit Europian EN 1089-3. Në rastin e oksigjenit kjo është e bardhë. Me oksigjenin mjekësor, pjesa tjetër e bombulave ka një ngjyrë specifike. Një përmbledhje e ngjyrave të ndryshme të bombulave të gazit mund të gjenden këtu.

Një bombul oksigjeni prej 300 bar përmban deri në 50% më shumë gaz oksigjeni sesa një bombul me 200 bar. Ky është presioni më i lartë i mundshëm. Për shkak të rrezikut të lartë të mbushjes së këtij gazi me veti oksidimi, preferohen bombula prej 300 bar (sisteme të bashkuara prej 8-12 bombulave).

Si të gjitha bombulat, bombulat tona të gazit trajtohen nga brenda, thahen dhe bëhen kimikisht pasive. Në këtë mënyrë ne mund të garantojmë pastërtinë optimale dhe të shmangim që klientët ose punonjësit tanë të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve të caktuara sepse bombulat e gazit nuk janë trajtuar siç duhet nga përdoruesi i mëparshëm.

Për shkak se bombulat vijnë në forma dhe presione të ndryshme, është e rëndësishme që të furnizoheni me aksesorët e duhur. Në këtë mënyrë gazi mund të përdoret në aplikimin tuaj nën presionin e duhur dhe me shpejtësinë e duhur të rrjedhës. Për bombula që nuk përmbajnë një presion prej 300 bar, filli mund të ndryshojë nga një vend në tjetrin.

OKSIGJEN LËNG NE ENË – OKSIGJEN LËNGË NE ENË KRIOGJENIKE RUAJTJEJE

Për të mbajtur temperaturën e oksigjenit lëng të ulët, oksigjeni duhet të ruhet në një enë kriogjenike. Ju mund të blini ose merrni me qira këtë enë (enë kriogjenikë “dewar” ose enë portative për gaze të lëngshme (PLC), rezervuar kriogjenik ose rezervuar të vegjël për gaze kriogjenike të lëngshme). Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, rregullat e sigurisë duhet të respektohen rreptësisht. Për shembull, rekomandohet të vishni doreza mbrojtëse kriogjenike ose doreza të tjera mbrojtëse speciale.

FLETËT E TË DHËNAVE TË SIGURISË MATERIALE & FLETËT E TË DHËNAVE TEKNIKE PËR OKSIGJENIN

Për më shumë informacion i referohemi treguesit të produkteve tona në këtë faqe.

BLINI OKSIGJEN (BLERJE)

Ju mund të blini gaz oksigjen në një nga pikat tona të shpërndarjes në vendin tuaj ose në rrjetin e shpërndarjes Messer në të gjithë botën, si shoqëri ose si një individ privat. Shumica e klientëve i porosisin bombulat tona në internet ose me telefon. Në varësi të pikës së shpërndarjes, mund të merrni vetë bombulat ose ato të transportohen në shtëpinë tuaj. Na kontaktoni për më shumë informacion në lidhje me opsionet e furnizimit.

Bombulat janë në dispozicion në madhësi të ndryshme. Ne ofrojmë një gamë të plotë të oksigjenit mjekësor dhe gazeve të oksigjenit, duke filluar nga argoni industrial deri tek gazet me cilësi të lartë.

Link me skemat e mundshme të furnizimit të oksigjenit Link me teknologjitë e aplikimit me oksigjen

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

Form

Basic form

contact information

Duhet të plotësohen të gjitha fushat me *

Z.
Duke klikuar pranoj politikën e Grupit Messer për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.

Na kontaktoni

Mund të na kontaktoni për më shumë informacion

Give me extra information about the content of this page

Form

Basic form

contact information

Duhet të plotësohen të gjitha fushat me *

Z.
Duke klikuar pranoj politikën e Grupit Messer për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.

Qendrat e gazit

NJË RRJET QENDRASH GAZI AFËR KLIENTËVE

Qendra gazi afër jush - Mundësia e furnizimit me anë të transportit ose tʹi merrni produktet vetë - “përputhje e përsosur” – pajisjet – opsionet e porositjeve – Aspektet e sigurisë

Mënyrat e Furnizimit