Services

Shërbime

Shërbime elektronike - Shërbime për mirëmbajtje - Informacion mbi Produktet – Këshilla për Aplikime – Trajnime për Sigurinë – Testime teknologjike në premisat e punës – Kërkim & zhvillim i brendshëm

SHЁRBIME PЁR TЁ BЁRЁ PЁRDORIMIN E GAZEVE MЁ TЁ SIGURT DHE MЁ TЁ THJESHT 

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një proces më të thjeshtë blerjeje, një administrim pa letra, pyetjen për vendndodhjen më të afërt për furnizimin tuaj me gaz, transparencën e orarit tuaj të dorëzimit, specifikimin e produktit, aspektin e sigurisë së transportit dhe trajtimit, mirëmbajtjen e Instalimeve të furnizimit me gaz ose pyetje të përgjithshme dhe këshilla mbi gazet, Messer ju ofron një shërbim dixhital, një trajnim ose një bisedë personale për t'ju ndihmuar për tʹu përgjigjur pyetjeve tuaja.

Më poshtë, pas përmbledhjes, shkarkoni një broshurë nga hapësira e mëposhtme e shkarkimit ose kontaktoni përmes formularit ose me telefon me një person kompetent kontakti në Messer.

MIRЁMBAJTJA E PAJISJEVE TЁ FURNIZIMIT ME GAZ

Mirëmbajtja e instalimeve tuaja ka disa përparësi:

· Ndërhyrja e një tekniku ekspert të trajnuar dhe të autorizuar për të kontrolluar dhe mirëmbajtur pajisje specifike të gazit industrial.

· Pjesëmarrje e mundshme, pra trajnim, e përfaqësuesit të klientit gjatë ndërhyrjes të programuar bashkërisht

· Kontrolli i kushteve të mira të funksionimit dhe sigurisë së pajisjeve të instaluara në premisat tuaj të punës, në pronën tuaj ose atë të Messer-it (raport i detajuar i ndërhyrjes)

· Në rast të anomalive dhe / ose pjesëve të dëmtuara, ofrohen këshilla dhe llogaritje e kostos së ndërhyrjeve që duhen planifikuar

· Verifikimi i pajtueshmërisë me detyrimet rregullatore dhe normative që lidhen me përdorimin e pajisjeve nën presion

· Ofrimi i këshillave dhe rekomandimeve për të siguruar sigurinë e operatorëve dhe vizitorëve të mundshëm

· Kontroll më i mirë i kostove të lidhura me mosfunksionimet.

Kërkoni një fletëpalosje ose një bisedë me një ekspert (butonat në faqet përkatëse)

TRAJNIMI: NJOHJA E GAZEVE DHE PЁRDORIMI I SIGURT

Të gjitha gazet janë potencialisht të rrezikshëm. Për Messer, është thelbësore të garantohet siguria e të gjithë palëve të interesuara, klientëve, punonjësve, partnerëve dhe ofruesve të shërbimeve kur merren me gazet tona.

Kjo është arsyeja pse Messer u ofron të gjithë klientëve të saj trainimin për sigurinë e gazit për të kuptuar rreziqet kryesore që lidhen me këto produkte dhe të mësojnë për praktikat më të mira dhe masat e zbatueshme të parandalimit.

Në varësi të kërkesës së klientit ofrohen module të ndryshme të përshtatura për llojet e ndryshme të përdorimit të gazeve tona dhe për të gjithë sektorët e veprimtarisë. Shembuj të paketave të tilla janë:

· Gazet industriale - Trajtimi dhe siguria

· Gazet industriale - Trajtimi, siguria dhe zbatimi

· Azoti lëng në rezervuare të lëvizshme - Trajtimi, siguria dhe zbatimi

· Gazet ushqimore - Trajtimi, siguria dhe zbatimi

· Akulli i thatë - Siguria në prodhim, trajtim dhe transport

· Gazet e analizës dhe përzierjet standarde - Trajtimi, siguria dhe zbatimi

Kërkoni një fletëpalosje ose një bisedë me një ekspert (butonat në faqet përkatëse)

FLETЁT E TЁ DHЁNAVE TЁ SIGURISЁ TEKNIKE DHE MATERIALE

Nën këtë link do të gjeni hapësirën me të gjitha fletët e të dhënave. Nëse keni akses në zgjidhjet tona të shërbimit elektronik për porosi, menjëherë mund të hyni në fletët e të dhënave për produktet që keni porositur. Në rast se nuk mund të gjeni më skedarët e të dhënave që u dorëzuan në rastin e furnizimit të parë të produktit.

Kërkoni akses në faqe ose një bisedë me një ekspert të zgjidhjeve të shërbimit elektronik (butonat në faqet përkatëse)

SHЁRBIMET ELEKTRONIKE: ZGJIDHJET DIXHITALE PЁR ADMINISTRIMIN MЁ TЁ LEHTЁ

Shërbimet elektronike të Messer-it e bëjnë punën tuaj dukshëm më të lehtë - në internet, si një aplikacion ose si një e-mail të personalizuar. Shërbimet elektronike ju mundësojnë të përshpejtoni

proceset e prokurimit, të menaxhoni me lehtësi inventarët tuaj të gazit dhe të shkurtoni kërkimin tuaj për gaze dhe zgjidhje të teknologjisë së aplikimit. E gjithë kjo pavarësisht nëse jeni në zyrë apo në rrugë. Përparësitë e mëtejshme të Shërbimeve Elektronike Messer: Ndër të tjera, ndihmon në kursimin e kostove dhe mbrojtjen e mjedisit, duke mos shpërdoruar më letër. Gjatë zhvillimit të shërbimeve elektronike, funksionaliteti i qartë dhe përdorimi intuitiv ishin veçanërisht të rëndësishme për ne. Për më tepër, gatishmëria jonë për të dëgjuar gjithmonë dëshirat tuaja të veçanta siguron që shërbimet elektronike që ju merrni janë të përshtatura për ju. Këto janë në dispozicionin tuaj si një aplikacion, përmes faqes sonë të internetit ose përmes ndërfaqes së të dhënave të sistemit Messer të planifikimit për shkëmbimin e të dhënave elektronike (EDI).

Kërkoni një fletëpalosje ose një bisedë me një ekspert (butonat në faqet përkatëse)

ZGJIDHJET E MENAXHIMIT TE TELEMETRISЁ & STOKUT

Përtej molekulave, klientët tanë mund të mbështeten në shërbime të përshtatura me nevojat e tyre dhe përdorimin e tyre të përditshëm të gazeve. Për këtë, ne ofrojmë një zgjidhje telemetrike.

Është një shërbim i plotë që u lejon atyre:

• Të menaxhojnë furnizimet e tyre dhe të parashikojnë rreziqet e prishjes së pajisjeve

• Të gjurmojnë dhe analizojnë konsumin e tyre

• Të sigurojnë monitorimin teknik të pajisjeve Messer të instaluar në vendodhjen e tyre të punës

Telemetria është e adaptueshmë:

· Në rezervuare gazi për furnizim të gazeve të lëngshëm në sasi të mëdha në enë kriogjenike

· Në impiantet e kthimit për bombula ose korniza të gazit të kompresuar

Kërkoni një fletëpalosje ose një bisedë me një ekspert (butonat në faqet përkatëse)

ZGJIDHJET E MENAXHIMIT TE STOKUT

Përveç telemetrisë Messer gjithashtu ofron zgjidhje të stokut për bombulat. Kjo është e mundur falë faktit se të gjithë bombulat në Messer gjurmohen duke përdorur sistemin e tij Babel (përshpejtimi i biznesit me anë të etiketimit elektronik). Sistemi i quajtur e-CCTS paraqet përparësitë e mëposhtme si një shembull të sistemit të gjurmimit të bombulave për klientin:

· Përdorim i lehtë

· Ndjekja e plotë e paketimit me barkod

· Afishimi i stoqeve sipas premisave së punës dhe mundësia për të modifikuar rezervat minimale dhe maksimale

· Gjurmueshmëria e ngarkesave (për gamën Gourmet dhe gazet mjekësorë)

· Pasqyrimi i lëvizjeve të paketimit dhe paketimit bosh

· Aftësia për të kontrolluar flukset (dorëzimi i paketimit të plotë dhe rikuperimi) dhe datat e testimit të paketimit

· Pasqyrimi i kohëzgjatjes së kohës së paketimit në premisat e punës (në ditë)

· Krijimi i një strukture ruajtjeje, përdoruesit dhe blerësit

Kërkoni një fletëpalosje ose një bisedë me një ekspert (butonat në faqet përkatëse)

MYLAB : MENAXHIMI I ÇERTIFIKATAVE TЁ CILЁSISЁ

Merrni akses në hapesirën tuaj online të ruajtjes së çertifikatave të analizës që mund të shkarkohen dhe menaxhoni datat e skadimit të përzierjeve tuaja të gazit. Një zgjidhje e lehtë për t’u përdorur për laboratorin profesional.

Kërkoni një fletëpalosje ose një bisedë me një ekspert (butonat në faqet përkatëse)

TREGUESI I MAGAZINAVE

Messer kryen furnizime në të gjithë vendin për gamën e plotë të produkteve. Në rast të një kërkese urgjente, Messer gjithashtu ofron zgjidhje të shpejtë, por nëse dëshironi të merrni vetë produktin dhe dëshironi të dini burimin më të afërt të produktit Messer, Messer ofron treguesin online të magazinave në internet ose aplikacionin për përdorim në rrugë përfshirë shtrirjen e navigimit.

Për më shumë informacion klikoni në një nga linket e mëposhtme për të gjetur faqen në internet për treguesin e magazinave ose linkun për aplikacionin në app stores.

APLIKACIONET TONA PЁR SMARTPHONE – NJOHURI MBI GAZET QЁ I MBANI GJITHMONЁ ME VETE

Messer ofron një seri aplikacionesh për t'ju lejuar të gjeni shpejt informacione të rëndësishme për gazet ose për aplikimin e gazeve. Nëse jeni të interesuar në saldim mund të jeni të interesuar në pozicionet e saldimit ISO 6947, kalkulatorin e rrjedhës, përzgjedhësin e gazit dhe gjëra të tjera që mund të jenë të rëndësishme. Për aplikime laboratorike, aplikacioni ynë i selektorit të pajisjeve teknike ju lejon të gjeni shpejt pajisjen e duhur. Për të përmendur vetëm disa nga zgjidhjet tona

Për më shumë informacion klikoni në njërën nga linket e mëposhtme për të marrë udhëzime në app store ose shkarkoni fletëpalosjen tonë për këtë temë.

Messer në Shqipëri

MESSER NË SHQIPËRI

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

contact

Form

Forme e re

shopregister.error
Unë i jap Pëlqimin që Messer Albagaz të ruajë dhe përpunojë të dhënat e mia personale.
Unë jap Pëlqimin për të marrë komunikime të tjera nga Messer Albagaz.