Breadcrumb

Messer në Shqipëri

MESSER NË SHQIPËRI

Vendndodhja - Historiku - Gama e produkteve & Shërbimet - Pjesë e Grupit Messer

VENDNDODHJA

Ne ndohemi ne adresën "Autostrada Tiranë - Durrës, Km 4,5", Tiranë. Mund të na kontaktoni për çdo pyetje që mund të keni rreth produkteve apo shërbimeve tona.

Ose mund të kontaktoni një nga rishitësit dhe/ose distributorët tanë në Shkodër, Elbasan, Fier, Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë, për t'u furnizuar me gaze ushqimore, teknike dhe gaze të pastër, pa pasur nevojë të levizni nga qyteti juaj. Hidhini një sy faqes sonë për të gjetur numrat e kontaktit.

 

HISTORIKU

Më poshtë gjeni një përmbledhje te historisë së Grupit Messer.

 

HAPAT E PARA TË ADOLF MESSER NË TREGJET NDËRKOMBËTARE

Adolf Messer ka lindur lindi më datë 6 Prill 1878 në Hofheim/Taunus, djali i Johann Matthäus dhe Margarethe Messer. Në 1898, në moshën 20 vjeç dhe akoma student i inxhinierisë mekanike, ai ngriti një punishte të vogël, e cila shpejt çoi në sukseset e tij të para me ndërtimin e gjeneratorëve të acetilenit dhe pajisjeve të ndriçimit. Edhe në këtë fazë shumë të hershme, Messer shikonte përtej tregut gjerman. Në shtatë vitet e para pas themelimit të shoqërisë, eksportohen afërsisht 300 instalime.

Meqenëse instalimet prej acetileni për ndriçim vuanin gjithnjë e më shumë konkurrencën nga dritat e gazit dhe sistemet e ndriçimit me energji elektrike dhe, për më tepër, kërkesa për acetilen për gatim dhe ngrohje po zvogëlohej, Adolf Messer u detyrua shpejt të ndryshojë gamën e tij të produkteve: ai filloj të merret me saldimin autogjen dhe eksportoi njësitë e tij të para të ndarjes së ajrit para Luftës së Parë Botërore.  Zgjerimi i shoqërisë u reflektua mbi të gjitha në krijimin e degëve dhe filialeve brenda dhe jashtë vendit, të cilat u bënë një rrjet i rëndësishëm i shoqërisë. Përhapja e Luftës së Parë Botërore në 1914 ndaloj përkohësisht zgjerimin ndërkombëtar të shoqërisë. Pas vitit 1918, në kushtet e vështira ekonomike të epokës së pasluftës, Adolf Messer u përkushtua me shumë energji drejt rigjetjes së tregjeve të eksportit pasi pasuritë e shoqërisë në Britaninë e Madhe dhe SH.B.A ishin sekuestruar dhe shitur në ankand. Në vitet 1920, shoqëria ndërtoi edhe një herë kontaktet e saj me klientët e huaj dhe konsolidoi pozicionin e saj në tregutn e brendshëm në sektorin e prerjes dhe saldimit, pasi objektet e prodhimit i kishin mbijetuar Luftës së Parë Botërore pothuajse të padëmtuara.

Edhe pse Messer arriti të diversifikojë dhe modernizojë vazhdimisht gamën e saj produkteve , shoqëria nuk u kursye nga pasojat e Depresionit të Madh të vitit 1929 deri më 1932/33. Kolapsi ekonomik global çoi në një përplasje dramatike në prodhimin industrial. Nga fundi i viteve 1920 e mëtej Messer u përball me rënie të shpejtë të shitjeve dhe humbje të vendeve të punës.
 
Pas rënies së Republikës së Weimar në 1933, shoqëria me qendër në Frankfurt po kryente aktivitetin në një mjedis makroekonomik që po rimëkëmbej gjithnjë e më shumë nga kriza e rëndë ekonomike. Industria gjermane kishte kaluar fazën më të keqen e recesionit deri në pranverën e vitit 1933, dhe nga ai moment ajo përfitoi nga rritja ekonomike globale si dhe programet e armatimit dhe punësimit të nxitura nga regjimi NS. Në Messer & Co. GmbH, ashtu si në ndërmarrjet e tjera, biznesi i përditshëm po kaplohej gjithnjë e më shumë nga hija e grumbullimit të detyruar ushtarak, duke rezultuar, për shembull, në disa urdhra nga Departamenti i Ordinancës së Ushtrisë Gjermane për ndërtimin e makinerive speciale. Kështu, pajisjet e shoqërisë Messer për saldim elektrik u përdorën për bashkimin e mureve të rezervuareve, për përmirësimin e teknologjisë së rezistencës së saldimit në mënyrë që të arrihen mbyllja hermetike me gaz të trupave të presionit dhe trupave të zbrazët, ose për zhvillimin e pajisjes Nivosec, pajisje me hapësirë të lakuar për prerje me oksigjen, e cila bëri të mundur kryerjen e punimeve tre-dimensionale në kupola të blinduara të shtypura për automjete të blinduara. Shoqëria ishte gjithashtu e përfshirë në kërkimin për ndërtimin e raketave, të cilat ushtria i testoi nga viti 1936, dhe dorëzoi katër instalime të një shkalle të gjerë për prodhimin e oksigjenit lëng në strukturën e testimit të ushtrisë në Peenemünde. Me avancimin e Aleatëve në javët e fundit të luftës, të gjitha objektet e prodhimit të Messer gradualisht ndaluan aktivitetin në pranverë të vitit 1945. Afërsisht tre vitet midis fundit të luftës në 8 maj 1945 dhe reformës së monedhës u karakterizuan nga improvizimi në çdo fushë. Për sa i përket zhvillimit të shoqërisë në periudhën e pasluftës, ishte një avantazh i paçmueshëm që marrëdhëniet me partnerë të vjetër të huaj të biznesit mund të rivendoseshin shpejt mbi bazën e besimit të ndërsjellë, përkundër shkatërrimit të shkaktuar nga politika e jashtme agresive e shtetit NS. Për shembull, në Prill 1946, Adolf Messer kishte ftuar Raoul Amédéo për vizitë, menjëherë pas tij erdhën edhe djemtë e tij Pierre dhe Jean, në mënyrë që t'i riktheheshin bashkëpunimit të tyre përmes formimit të Société Française des Appareils et Procédés Messer. Para se Adolf Messer të vuante nga një sëmundje të rëndë më 13 maj 1954, ai kishte siguruar që shoqëria do të mbetej në pronësi të familjes: një vit para vdekjes së tij në moshën 74 vjeç, ai kishte vendosur t'i transferonte djalit të tij, Hans përgjegjësinë për drejtimin e përgjithshëm të shoqërisë.
 

 

DREJT NJË NDËRMARRJEJE BLOBALE- EPOKA HANS MESSER (1953 - 1993)

Me Hans Messer, ende në moshë të re, në krye të shoqërisë, i cili mori përsipër drejtimin e biznesit pas babaiit e tij, Adolf, si Drejtor Menaxhues në moshën 28 vjeç, shoqëria Adolf Messer GmbH u bë pjesë e bumit ekonomik të viteve 1950.

Megjithatë, rritja e shoqërisë Messer në vitet e para të Republikës Federale nuk ishte vetëm për shkak të biznesit që zhvilloi me industritë kryesore të "mrekullisë ekonomike" (industri hekuri dhe çeliku dhe ndërtimit të anijeve etj), por gjithashtu edhe për formimin e shumë filialeve dhe ndërmarrjeve të përbashkëta jashtë vendit. Pasi rritja e shoqërisë tejkaloj kufijtë e brendshëm në fillim të viteve 1960, Adolf Messer GmbH u bashkua me pjesë të Knapsack-Griesheim AG, e cila ishte pjesë e grupit të ndërmarrjeve Hoechst AG, për të formuar Messer Griesheim GmbH në 1965.

Bashkimi nënkuptonte një humbje të caktuar të fuqisë korporative për familjen, të paktën në letra, pasi struktura e pronësisë së shoqërisë kishte ndryshuar thelbësisht: 66 2/3 përqind e kapitalit fillestar të aksioneve prej 30 milion markash gjermane zotërohej  nga Hoechst ndërsa 33 1/3 për qind zotërohej nga familja Messer përmes Messer Industrie GmbH.

Megjithëse shoqëria e bashkuar filloj aktivitetin si pjesë e një grupi të madh korporativ, familja ishte në gjendje të siguronte ndikimin e saj afatgjatë në historinë e Messer Griesheim përmes marrëveshjes themelore midis Hans Messer dhe Hoechst AG. U përcaktua prania e përhershme e familjes në komitetet ekzekutive, siç kishin rënë dakord më parë Hans Messer dhe Karl Winnacker. Bordi ekzekutiv do të përbëhej nga "të paktën tre, dhe jo më shumë se katër persona". Familja Messer ka të drejtë të propozojë një drejtor ekzekutiv, për sa kohë që pjesa e saj nuk bie nën dhjetë përqind, ndërsa Hoechst ka të drejtë të propozojë dy drejtorë ekzekutivë. " Më tej thuhet: "Secila palë do të respektojë propozimin e palës tjetër për emërimin e drejtorëve ekzekutivë përveç nëse ka ndonjë arsye të rëndësishme që pengon një emërim të veçantë."

Vazhdimi i influencës
Hans Messer u emërua si CEO i parë, "nëse ai vetë dëshiron këtë". Për më tepër, të dy palët ranë dakord të formojnë një komitet të aksionarëve, "në të cilin Hoechst dhe familja Messer do të kenë dy anëtarë" dhe i cili "supozohet të jetë i autorizuar të japë udhëzime, veçanërisht në lidhje me bordin ekzekutiv. Përfundimisht, marrëveshja përcaktonte në parim vendime të politikave të ndërmarrjes që kërkojnë "një shumicë prej 75 përqind". Këto përfshinin një "ndryshim në qëllimin e kompanisë", "marrjen e huave më të mëdha" ose "emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve ekzekutiv". Ekzistuan gjithashtu marrëveshje të ndryshme brenda familjes për të siguruar që nuk do të rrezikohej ndikimi i familjes në biznesin operacional.

Për shembull, Hans dhe Ria Messer vendosën të nënshkruajnë një marrëveshje me fëmijët e tyre, e cila detyroi çdo anëtar të familjes që të ushtrojë të drejtat e tyre të votimit vetëm kolektivisht në të ardhmen. Marrëveshja e 29 qershorit 1979, e cila përcaktoi Hans Messer si personin me votën vendimtare, u mbështet edhe nga familja e Erika Heberer (bija e martesës së parë të themeluesit të shoqërisë Adolf Messer), si dhe nga Fondacioni Adolf Messer. Me pak fjalë: pavarësisht faktit se zotëronin "vetëm" rreth 33 përqind të aksioneve, familja sigurisht pati patur ndikim 100 përqind në politikën e ndërmarrjes.

Aplikime të reja
Në dekadën e dytë pas formimit të saj, shpejt u bë e qartë se Messer Griesheim GmbH kishte qenë i suksesshëm në formimin e sinergjive të mundshme të cilat tashme po shfrytëzoheshin plotësisht. Në vazhdën e një faze të përgjithshme të rimëkëmbjes ekonomike që zgjati disa vjet, kishte rritje të vazhdueshme të shitjeve në mbarë botën pas 1975, duke kaluar shifrën magjike të një miliard markave gjermane për herë të parë në 1978 dhe duke arritur mbi 1.7 miliardë marka gjermane, pothuajse dyfishi i asaj që kishte kanë qenë dhjetë vjet më parë, në 1984, që ishte viti financiar më i suksesshëm i Messer Griesheim deri në atë moment. Biznesi i gazeve industriale mbeti motori i vërtetë i rritjes, duke zënë rreth 70 përqind të xhiros totale midis 1975 dhe 1989. Shoqëria veçanërisht përfitoi nga fakti që, përveç klientëve të saj tradicionalë në industrinë e çelikut, ndërtimit të anijeve, automobilave dhe kimike , ajo gjithashtu arriti të zhvillojë aplikime të reja për gazet e kompresuar dhe të lëngshëm, përzierjet e gazeve dhe gazet speciale falë punës intensive kërkimore, duke çuar në partneritete biznesi në sektorë të rinj që ishin në rritje.

Pas ndryshkjes së "Perdes së Hekurt" në Europën Lindore, Messer Griesheim ishte gjithashtu në gjendje të përfitonte nga mundësitë e reja që u hapën në tregjet në zhvillim të ish vendeve socialiste, para se përfundonte një epokë në historinë e Messer Griesheim në pranverën e vitit 1993. Pas 40 viteve të shërbimit si CEO, Hans Messer u tërhoq nga biznesi operativ i shoqërisë në moshën 68 vjeç, në përputhje me marrëveshjen me Hoechst AG. Megjithatë, shoqëria vazhdoi të përfitonte nga përvoja dhe ekspertiza e tij në kapacitete të ndryshme ndërsa ai shërbeu në Komitetin e Aksionarëve dhe Bordin Mbikëqyrës deri në vdekjen e tij në 1997.

 

KRIZAT, TURBULENCAT, NDRYSHIMI - NGA AKTOR GLOBAL NË "100 PËR QIND MESSER" (1993-2004/5)

Pas tërheqjes së Hans Messer nga menaxhmenti i lartë, si marrëveshja harmonike që kishte zgjatur për një kohë të gjatë midis Messer Industrie GmbH dhe Hoechst AG ashtu edhe pozicioni i familjes në shoqëri u kërcënuan ashpër nga disa drejtime gjatë viteve 1990.

Në vitin 1993, Hans Messer kaloi përgjegjësinë për drejtimin e shoqërisë tek Herbert Rudolf, një person jashtë familjes që kishte një histori të mirë në menaxhimin e filialit të Messer në SHBA.

Nën udhëheqjen e Herbert Rudolf, Messer Griesheim mori një rrugë të ashpër të globalizimit e cili përfundimisht do të dështonte. Blerjet e shumta dhe, në disa raste, shumë spekulative dhe themelimet e shoqërive dhe filialeve të huaja çuan në një deficit masiv i cili, pak para mijëvjeçarit, do të nxiste shkarkimin e Herbert Rudolf dhe një korrigjim të mprehtë në politikën e përgjithshme të shoqërisë. Por kjo nuk ishte e gjitha: pas largimit të Hans Messer, praktikat që ishin konsideruar prej kohësh si themelore në zhvillimin e shoqërisë tani u vunë në dyshim nga personi i ri në krye. Ishte i qartë qëllimi i Herbert Rudolf për të zhdukur krejtësisht ndikimin e familjes në drejtimin e shoqërisë.

Borxhet dhe pasiviteti
Gjatë viteve 1990, politikat e biznesit të Messer Griesheim u lidhën ngushtë me qëllimet strategjike të Grupit Hoechst. Nga viti 1994 e tutje, fokusi kryesor i Hoechst ishte në bizneset e tyre kryesore të farmaceutikës, agrokimikateve dhe kimikateve industriale dhe ata ishin të më se gatshëm të hiqnin dorë nga aksionet e tyre të shumicës prej dy të tretave në Messer Griesheim. Pasuan shumë vite me debate rreth strukturës së ardhshme të pronësisë së Grupit Messer Griesheim dhe një qëndrim jashtëzakonisht pasiv nga ana e bordit Hoechst ndaj deficitit në Messer që përkeqësohej dita ditës. Paralajmërimet e hershme që buronin nga familja Messer rreth kolapsit të afërt të shoqërisë u lanë mënjanë dhe Herbert Rudolf kishte liri të plotë të vepronte sipas dëshirës.

Pasi vënia në qarkullim të tregut të aksioneve dështoi po ashtu dështoi edhe shitja e shumëkërkuar te Linde AG në minutën e fundit për shkak të komplikimeve që lindin nga legjislacioni antitrust, aksionet e Hoechst/Aventis në Messer Griesheim si përfundim u transferuan te shoqëritë e investimeve financiare Goldman Sachs dhe Allianz Capital Partners në Prill 2001. Ato gjithashtu morën përsipër dy të tretat e deficitit neto i cili deri në pranverë të vitit 2001 kishte arritur shifrën jo të papërfillshme prej 1.72 miliardë euro.

Megjithatë, mosmarrëveshjet brenda familjes po rrezikonin edhe ekzistencën e vazhdueshme të ndërmarrjes. Për shembull, Thomas Messer, djali i madh i Hans Messer, nuk pranoi të merrte "ndonjë përgjegjësi të mëtejshme për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e biznesit familjar" pasi dëshironte të hartonte të ardhmen e tij. Në dhjetor 1996, Thomas Messer dha dorëheqjen nga Messer Industrie GmbH dhe pjesën më të madhe të aksioneve të tij në shoqëri ia dha Fondacionit bamirës Adolf Messer.
 
Kur, në gjysmën e dytë të viteve 1990, fati i Messer Griesheim ishte pezull, Stefan Messer - djali i dytë i Hans Messer, i cili vdiq në 1997 - e bëri pikëpamjen e tij mjaft të qartë se familja duhet të ruante ndikimin e tyre afatgjatë mbi shoqërinë. Në 1999, ai bleu filialin Messer Cutting & Welding nga Messer Griesheim GmbH në emër të familjes.

 

GAMA E PRODUKTEVE & SHËRBIMET

"Messer Albagaz" sh.p.k. ushtron aktivitetin e saj në tregun shqiptar, në fushën e prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së gazeve mjekësore, industriale, ushqimore dhe gazeve të pastër, instalimin e impianteve dhe pajisjeve përkatëse.

Ju ftojmë t'i hidhni një sy faqes sonë, të zbuloni produktet, shërbimet dhe aplikimet që ne ofrojmë.

Mund të gjeni menjëherë atë që ju duhet.

Ose mund të na kontaktoni për më shumë informacion, dhe specialistët tanë do ju këshillojnë në mënyrë që të gjeni zgjidhjen që ju përshtatet më së miri. 

Kontaktet tona i gjeni në faqe.

 

PJESË E GRUPIT MESSER

"Messer Albagaz" sh.p.k. ka ushtruar aktivitetin e saj në tregun shqiptar që prej vitit 2007, si filial në Korçë por deri në vitin 2011 kryente furnizime vetëm me gaze të lëngëzuara të impianteve me depozita kriogjenike.

Më datë 1 Shkurt 2011"Messer Albagaz" forcon pozitën e saj në tregun shqiptar pas blerjes së shoqërisë "SOFIGAZ" pjesë e Grupit Italian "SAPIO" e cila ishte kishte një pozicion kryesor në tregun shqiptar në furnizimin e gazeve industriale, ushqimore dhe mjekësore.

Me blerjen e "SOFIGAZ", transferohen të gjitha aktivitetet e biznesit te shoqëria Messer-i, së bashku me asetet si prsh. impiantet për mbushjen e bombulave etj. ndërkohë që të gjithë punonjësit, përfshijrë këtu edhe drejtuesit, e shoqërisë së blerë vazhduan punën pranë "Messer Albagaz". Shumë prej tyre janë ende pjesë e "Messer Albagaz".

"Falë rrugëve të shkurtra të furnizimin me produkte nga burimet tona në vendet fqinjë, ne synojmë jo vetëm të sigurojmë një furnizim të sigurt për klientët tanë ekzistues dhe klientët e rinj qe kemi fituar me blerjen e shoqërisë "SOFIGAZ", por kryesisht të konsolidojmë forcimin e metejshëm të pozitave tona dhe një qëndrim konkurues në tregun shqiptar. Në të njëjtën kohë, kjo blerje na vendos në një pozicion të fortë në një treg që është ende i vogël, por që pritet të rritet hap pas hapi, duke kompletuar në këtë mënyrë portofolin tonë për zonën e Europës Juglindore" - këto kanë qenë fjalët e z. Ernst Bode, Drejtues Rajonal i Grupit Messer per Europën Jug-Lindore.

Viti 2018 shënoj 120-vjetorin e Grupit Messer. Ne këtu në "Messer Albagaz", pjesë e Grupit Messer, kishim dy arsye për të festuar.

Shtatori i vitit 2018 shënoj edhe 11-vjetorin e prezencës sonë në tregun shqiptar, me aktivitete tregtare në fushën e prodhimit, shpërndarjes dhe shitjes së gazeve mjekësore, industriale dhe gazeve të pastër, si edhe pajisjeve përkatëse. Për këtë arsye "Messer Albagaz" organizoj një mbrëmje nga ku nuk mund të mungonin punonjësit dhe partnerët tanë të biznesit, të cilët, të gjithë bashkë dhe secili veç e veç, kanë qënë pjesë e rrugëtimit të Messer-it, edhe sot e kësaj dite.

Qendrat e gazit

NJË RRJET QENDRASH GAZI AFËR KLIENTËVE

Qendra gazi afër jush - Mundësia e furnizimit me anë të transportit ose tʹi merrni produktet vetë - “përputhje e përsosur” – pajisjet – opsionet e porositjeve – Aspektet e sigurisë

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

Form

Basic form

contact information

Duhet të plotësohen të gjitha fushat me *

Z.
Duke klikuar pranoj politikën e Grupit Messer për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.