Breadcrumb

Dioksid karboni

Dioksid karboni

Çfarë është dioksidi i karbonit– dioksid karboni në bombula – dioksid karboni lëng – akull i thatë (dioksid karboni i ngurtë) - teknologjia e aplikimit me dioksid karboni – blini dioksid karboni

DIOKSID KARBONI 

FORMULA KIMIKE E DIOKSIDIT TË KARBONIT ËSHTË CO2

Dioksidi i karbonit, ose thjesht dioksid karboni, është një lidhje kimike inorganike ndërmjet karbonit dhe oksigjenit. Ajo lind gjatë proceseve të djegies dhe oksidimit në natyrë. Dioksidi i karbonit u zbulua në shekullin e 18-të nga Jan Baptista nga Helmont nga Brukseli. Dioksidi i karbonit është i pranishëm në ajër në një nivel prej 415 ppm (pjesë për milion) në vitin 2019. Ky nivel i vogël i dioksidit të karbonit është garantuesi se toka mund të ruajë përmbajtjen e saj të nxehtësisë. Megjithatë një rritje në p.sh. 4000 ppm do të na rikthente në nivelet e periudhës gjeologjike Kambriane (500 Milion vjet më parë) kur temperaturat nuk e mbështetën jetën siç e njohim tani. Përcaktimi i një niveli të pranueshëm dhe përcaktimi i masave që duhet të merren për të kufizuar përqendrimin e dioksidit të karbonit është debati në lidhje me "ndryshimin e klimës" që po ndodh aktualisht.

EMËRTIMI I KONVEKSIONEVE TË CILËSISË SË DIOKSIDIT TË KARBONIT PËR SHËMBULL DIOKSID KARBONI 2.5

Cilësia e gazit shprehet në numrin e 9-tëve në pastërtinë. Kur shihni dioksid karboni 2.5, .. ose ndonjë numër tjetër pas emrit të gazit ai shpreh pastërtinë ku numri i parë përfaqëson numrin e 9-tëve në pastërtinë dhe numri pas pikës përfaqëson shifrën e fundit në pastërtinë. Në këte mënyrë dioksidi i karbonit 4.0 është një gaz 99,99% i pastër. Përbërësit e mbetur specifikohen në fletën e të dhënave teknike të gazit. Kjo na çon në një aspekt tjetër të rëndësishëm të cilësisë: pasi dioksidi i karbonit përdoret shpesh edhe në aplikimet ushqimore, përbërësit e mbetur nuk mund të jenë toksikë ose të mbajnë erë. Dioksidi i karbonit për aplikimet ushqimore nganjëherë quhet "GRADË USHQIMORE" pasi proceset e prodhimit dhe zinxhiri i furnizimit janë të projektuara në atë mënyrë që cilësia e GRADËS USHQIMORE të garantohet deri në pikën e përdorimit. Në Messer ne e quajmë dioksidin tonë të karbonin për aplikime ushqimore GOURMET C, ku GOURMET qëndron për gaze cilësore ushqimore dhe C qëndron për C në dioksid karboni.

APLIKIMET E DIOKSIDIT TË KARBONIT

Inertizimi: dioksidi i karbonit ofron avantazhin që nuk reagon ndaj gazeve të tjerë në temperatura më të ulëta. Zëvendësimi i oksigjenit nga dioksidi i karbonit në ajër, do të zvogëlojë ndezshmërinë e përmbajtjes së ndezshme në një mjedis. Kështu, mund të shmanget një rrezik zjarri nëse përmbajtja e oksigjenit zvogëlohet për disa përqind dhe zëvendësohet me dioksid karboni. Kjo aplikohet në ruajtjen e produkteve ushqimore dhe në një shkallë më të madhe në proceset metalurgjike dhe kimike.

Saldimi dhe përpunimi i metaleve: në temperatura më të larta (shiko ekuilibrin Boudoir), CO2 gjithashtu formon CO (monoksid karboni), një përbërës që mund të reagojë me sipërfaqen e metalit. Kjo përdoret kryesisht në përpunimin dhe prodhimin e metaleve. C në CO vendoset në metal dhe ndryshon vetitë e sipërfaqës së metalit. Përdorimi i gjerë i këtij efekti bëhët në saldimin dhe përpunimin e metaleve (dhe gjithashtu në kimi)

Shuarja: një sasi e shtuar e CO2 në ajër e bën zemrën tuaj të rrahë më shpejt. Kjo është arsyeja pse dioksidi i karbonit shpesh përdoret në gazet e shuarjes sepse lejon njerëzit në një mjedis zjarri të nxjerrin më shumë oksigjen nga ajri. A e dini se gjithasthu CO2 ka një efekt të ngjashëm në lëkurë si Botox? (Vetëm se është me kohëzgjatje shumë më të shkurtër.)

Akulli i thatë: nën presionin atmosferik, dioksidi i karbonit nuk është lëng. Ai bëhet menjëherë i ngurtë (akulli i thatë). Ndër të tjera, ky efekt përdoret për të nxjerrë komponentët medicinalë nga barërat.

Kapaciteti i ngrirjes: dioksidi ti karbonit ruhet nën presion në një bombul dhe ruan formën e tij të lëngshme atje. Lëngu në bombulën e gazit mund të përdoret si gaz ose si lëng. Kur dioksidi i karbonit del nga bombula në formë të lëngshme, ai menjëherë kthehet në akull të thatë. Ky kapacitet ftohës mund të përdoret për ngrirjen e shpejt të produkteve ushqimore, ftohjen e kontrolluar të proceseve kimike dhe për prodhimin e ilaçeve. Ka shumë aplikime të tjera speciale të këtij gazi ftohës (refrigerant) që nuk lënë asnjë gjurmë. Kjo për shkak se akulli i thatë avullon dhe kthehet në mjedisin e tij natyror, ajrin. Përdoret për tkurrjen e tubave të bakrit dhe metaleve në instalimet sanitare dhe madje edhe për ngrirjen e ujit në tuba. Në këtë mënyrë mund të mirëmbahet një instalim i ngrohjes pa kullimin e ujit nga tubat.

VETITË E DIOKSIDIT TË KARBONIT

Për më shumë informacion në lidhje me vetitë si dhe një kalkulator të lehtë për të konvertuar ndërmjet njësive, Messer propozon aplikacionin e saj në Apple Store ose Android Play

BOMBULA ME CO2

Ka bombula gazi në madhësi të ndryshme dhe me presione të ndryshme. Në varësi të llojit të gazit në bombula, "qafa" e bombulës ka një ngjyrë të ndryshme, e cila është e standardizuar sipas standardit

Europian EN 1089-3. Në rastin e oksigjenit kjo është gri. Një përmbledhje e ngjyrave të ndryshme të bombulave të gazit mund të gjenden këtu.

Presioni në bombulën e dioksidit të karbonit krijohet nga ekuilibri natyror midis lëngut në bombul dhe mjedisit: presioni i gazit e mban lëngun në fund të bombulës dhe gazi lëshohet kur hapni ventilin e bombulave. Nëse rrjedh shumë gaz, presioni i gazit do të ulet sepse lëngu nuk mund të avullojë mjaft shpejt. Kjo është arsyeja pse bombulat me CO2 ndonjëherë janë të pajisura me një element ngrohjeje (ose ndryshe mund ta blini). Si të gjitha bombulat, bombulat tona të gazit trajtohen nga brenda, thahen dhe bëhen kimikisht pasive. Në këtë mënyrë ne mund të garantojmë pastërtinë optimale dhe të shmangim që klientët ose punonjësit tanë të jenë të ekspozuar ndaj rreziqeve të caktuara sepse bombulat e gazit nuk janë trajtuar siç duhet nga përdoruesi i mëparshëm. Bombulat e dioksidit të karbonit duhet të qëndrojnë të thara nga brenda, përndryshe ka rrezik të ndryshken. Prandaj, këto bobmula testohen çdo 5 vjet, në vend të periudhës së caktuar prej 10 vjetësh.

MARRJA E AKULLIT TË THATË NGA BOMBULAT E CO2

Nëse preferoni formën e lëngshme, bombulat mund të furnizohen me një "tub zhytës". Në këtë rast lëngu shtyhet lart nga gazi përmes një tubi që shtrihet në fund të bombulës. CO2 i lëngshëm shndërrohet menjëherë në akull të thatë. Një markuç me një bri borë zakonisht është ngjitur në lidhjen e bombulave për të shpërndarë akullin e thatë. Sigurohuni të lexoni udhëzimet e sigurisë! Ka rreziqe që lidhen me të ftohtin e akullit të thatë dhe presionin që lëshohet.

APLIKIMET E AKULLIT TË THATË

Për më shumë informacion mbi aplikimet e akullit të thatë dhe ku mund të blini sasi më të mëdha akulli të thatë (në vend që ta nxirrni atë nga tubi zhytës), i referohemi faqes përkatëse në këtë faqe.

DIOKSIDI I KARBONIT LËNG NË ENË - DIOKSIDI I KARBONIT LËNG NË ENË KRIOGJENIKE RUAJTJE

Ne gjithashtu ofrojmë dioksid karboni lëng për konsumatorët e mëdhenj. Kemi një gamë të gjerë rezervuarësh depozitimi me kapacitete të ndryshme. Për të mbajtur të ulët temperaturën e dioksidit të karbonit lëng, dioksidi i karbonit duhet të ruhet në enë kriogjenike. Ju mund të blini ose merrni me qira këto enë kriogjenikë (enë kriogjenikë “dewar” ose enë portative për gaze të lëngshme (PLC), rezervuar kriogjenik ose rezervuar të vegjël për gaze kriogjenike të lëngshme). Për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të ulëta, rregullat e sigurisë duhet të respektohen rreptësisht. Për shembull, rekomandohet të vishni doreza mbrojtëse kriogjeninke ose doreza të tjera mbrojtëse të posaçme.

FLETËT E TË DHËNAVE TË SIGURISË MATERIALE & FLETËT E TË DHËNAVE TEKNIKE PËR DIOKSIDIN E KARBONIT

Për më shumë informacion i referohemi treguesit të produkteve tona në këtë faqe.

BLINI BOMBULA CO2

Ju mund të blini dioksid karboni në një nga pikat tona të shpërndarjes në vendin tuaj. Shumica e klientëve i porosisin bombulat tona në internet ose me telefon. Në varësi të pikës së shpërndarjes, mund të merrni vetë bombulat ose ato të transportohen në shtëpinë tuaj. Na telefononi për më shumë informacion në lidhje me opsionet e furnizimit.

Download Files Portlet

Këtu mund të shkarkoni materialin

Ju lutemi zgjidhni broshurat që dëshironi të shkarkoni.

Download selection

Qendrat e gazit

NJË RRJET QENDRASH GAZI AFËR KLIENTËVE

Qendra gazi afër jush - Mundësia e furnizimit me anë të transportit ose tʹi merrni produktet vetë - “përputhje e përsosur” – pajisjet – opsionet e porositjeve – Aspektet e sigurisë

Opsionet e furnizimit

Download Files Portlet

Këtu mund të shkarkoni materialin

Ju lutemi zgjidhni broshurat që dëshironi të shkarkoni.

Download selection

Ketu mund të gjeni faqen e Grupit Messer

Na kontakoni

Na kontaktoni

zgjidhni veprimin

Form

Basic form

contact information

Duhet të plotësohen të gjitha fushat me *

Z.
Duke klikuar pranoj politikën e Grupit Messer për Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR). Ky pëlqim mund të revokohet në çdo kohë.