Rregullorja për Gazin F – Largimi Gradual nga Ftohësit Klasik
Në lidhje me Rregulloren për Gazin F të Bashkimit Europian (Gaz i Florinuar), ne po zbatojmë udhërrëfyesin për 2014-2030 të vendosur nga Komisioni Europian për të kufizuar emetimet e gazeve të florinuar, shumë prej të cilëve kanë një potencial shumë të lartë ngrohjeje globale (GWP). Deri në vitin 2030, emetimet e gazit F duhet të jenë zvogëluar në dy të tretat në krahasim me vitin 2014. Për të arritur këtë qëllim, Direktiva e BE-së parashikon një procedurë për ndalimin gradual të përdorimit të të gjitha sasive të HFC (matur në ekuivalentet e CO2) të vendosura në treg në Bashkimin Europian. Për më tepër, në shumë sisteme të reja ku pranohen gjerësisht alternativa më pak të dëmshme, është i ndaluar përdorimi i gazeve me një përmbajtje të lartë GWP. Ka mundësi që kjo gjë të ketë një ndikim të madh në përshpejtimin e kalimit në alternativa të ftohjes, që janë inovative dhe miqësore me klimën. Ekziston një alternative natyrale, e sigurt dhe me kosto efektive për ftohësit sintetikë ekzistues: CO2 (R744). Termi R744 zakonisht aplikohet kur i referohemi CO2 që përdoret për ftohje dhe sistemet e ajrit të kondicionuar.
CO2 (R744) – Alternativa Natyrale
CO2 ka veti të shkëlqyera termodinamike dhe përveç kësaj, CO2 ka avantazhe të konsiderueshme në krahasim me ftohësit klasikë dhe të tjerë alternativë:
• CO2 është miqësor me mjedisin, nuk ka Potencial për Dëmtimin e Shtresës së Ozonit (ODP=0) dhe ka një Potencial Minimal të Ngrohjes Globale (GWP=1)
• CO2 është një produkt pa kuotë, nuk ka kufizime të prodhimit, importit ose përdorimit në Rregulloren për Gazin F.
Cilësi dhe Shërbim
Për pjesën më të madhe të aplikimeve industriale të dioksidit të karbonit, një pastërti e gazit prej 99.9% siguron rezultatet e dëshiruara. Magjithatë, kur CO2 përdoret si ftohës R744, ekzistojnë kërkesa shtesë. Edhe një rritje e vogël e përmbajtjes së lagështirës mund të çojë në korozionin e qarkut ftohës për shkak të formimit të acidit karbonik. Ekziston gjithashtu një rrezik që depozitat e kristaleve të akullit të bllokojnë sistemin e tubacioneve dhe të shkaktojnë mosfunksionim ose dëmtim serioz të sistemit. Gazet jo të kondensueshëm (p.sh. azoti, ajri) mund të rrisin presionin në kondensator. Messer rekomandon një pastërti të CO2 prej 99,995% (CO2 4.5) për përdorimin si ftohës; në veçanti, përmbajtja e lagështirës duhet të jetë nën 5 ppm nga pesha.
Pavarësisht nga aplikimi, duhet që klientët që do përdorin gazet e kompresuar dhe të lëngshëm të jenë tepër të kujdesshëm me to. Ne jemi këtu që t'ju përgjigjemi të gjitha pyetjeve që mund të keni në lidhje me aplikimin dhe trajtimin e sigurt të CO2.