Kodi Sjelljes për Partnerët e Biznesit
Në Messer, ne përpiqemi të veprojmë gjithmonë me një shkallë të lartë integriteti dhe besueshmërie në çdo gjë që bëjmë. Rrjedhimisht, ne presim që partnerët tanë të biznesit të veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi
Në Messer, ne përpiqemi të veprojmë gjithmonë me një shkallë të lartë integriteti dhe besueshmërie në çdo gjë që bëjmë. Që nga themelimi i Messer-it, ne e kemi vlerësuar sjelljen e përgjegjshme ndaj njerëzve dhe mjedisit, dhe respektimin e ligjit, si gurët e themelit të mënyrës së të bërit biznes. Rrjedhimisht, ne presim që partnerët tanë të biznesit të veprojnë me përgjegjësi dhe në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi.
Ky Kod i Sjelljes për Partnerët e Biznesit (“Kodi”) përcakton një udhëzues të standardizuar, globalisht të detyrueshëm për të gjithë partnerët e biznesit, bazuar në dhjetë parimet e Paktit Global të Kombeve të Bashkuara, të cilat fokusohen mbi të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht, standardet e punës, mbrojtjen e mjedisit dhe standardet kundër korrupsionit.
Në zbatimin e këtyre parimeve të OKB-së dhe kërkesave të qëndrueshmërisë, ne jemi të vetëdijshëm për përgjegjësinë tonë për ndikimin ekonomik, ekologjik dhe social të veprimeve tona. Në të njëjtën kohë, ne presim këtë ndërgjegjësim edhe nga Partnerët tanë të Biznesit, veçanërisht kur bëhet fjalë për mjedisin, të drejtat e njeriut, standardet e punës, shëndetin dhe sigurinë në punë dhe standardet e qeverisjes së korporatës.
Messer merr parasysh faktorët e qëndrueshmërisë, duke përfshirë kriteret mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) për zgjedhjen e Partnerëve tanë të Biznesit. Më tej, ne presim që Partnerët tanë të Biznesit të përmirësojnë performancën e tyre të qëndrueshmërisë gjatë marrëdhënies së tyre të biznesit me Messer-in në mbështetje të qëllimeve të vetë Messer-it për qëndrueshmërinë.